Kosova me pesë garues në Baku
21 shtator 2023
| 22:55
Kosova do të paraqitet me pesë garues në Grand Slam që do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit me datë 22-24 shtator 2023.
Në Grand Slamin e Bakus do të marrin pjesë pesë kontinente, 62 shtete dhe 452 garues. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndeshen nesër, kurse Fazliu, Kuka dhe Akil Gjakova ndeshen pasnesër.
Bashkë me garuesit atje kanë udhëtuar edhe trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.
Nga ekipi ynë do të garojnë:
1. Distria Krasniqi (-52 kg)
2. Nora Gjakova (-57 kg)
3. Laura Fazliu (-63 kg)
4. Loriana Kuka (-70 kg)
5. Akil Gjakova (-73 kg )