Kosova me pesë mungesa kundër Rumanisë
Kombëtarja e Kosovës në futboll këtë muaj do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të Ligës C të Kombeve.
“Dardanët” më 15 tetor do të luajë kundër Rumanisë në Bukuresht.
Kosovës i nevojitet një fitore prej tre golash për të rritur gjasat për pozitën e parë në grup.
Trajneri Franco Foda, ka thënë se skuadra nuk do t’i ketë në dispozicion pesë futbollistë.
“Fatkeqësisht në dispozicion për këto ndeshje nuk do t’i kemi: Emir Sahitin, Bersant Celinën, Milot Rashicën, Leart Paqaradën dhe Ermal Krasniqin”, tha Foda në konferencën e mbajtur për media.
Foda bëri të ditur se ai i ka ftuar edhe disa futbollistë të rinj.
“Për këto ndeshje ne i kemi ftuar dy lojtarë të rinj, Art Smakajn dhe Zymer Bytyqin. E po ashtu për herë të parë nën udhëheqjen time i kam ftuar edhe Baton Zabërgjën e Leard Sadriun”, tha Foda.
Po ashtu më 18 nëntor, në Prishtinë kombëtarja do të luajë kundër Rumanisë.