Kosova me pesë xhudistë në Evropianin U23
14 nëntor 2024
| 16:47
Kosova pritet të paraqitet me pesë xhudistë në Kampionatin Evropian për seniorët e rinj, përkatësisht për grupmoshën U23.
Evropian do të mbahet të premten e të shtunën në Pila të Polonisë. Do të garojnë 322 xhudistë nga 36 shtete të ndryshme.Për Kosovën do të garojnë Erza Muminoviq, Debora Gjakova, Muhamedin Veseli, Dardan Cena e Anes Veseli. Këta xhudistë do të udhëhiqen nga Majlinda Kelmendi.