Kosova, me simbole shtetërore në Spanjë

02 qershor 2019 | 16:28

Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini është takuar me presidentin e IHF-së, Hassan Moustafa dhe me përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Spanjës.

Në këto takime Saraçinit i është konfirmuar se flamuri i shtetit të Kosovës dhe himni i Kosovës do të respektohen gjatë kampionatit botëror të juniorëve që në muajin korrik mbahet në Spanjë. Në këtë botëror merr pjesë edhe Kosova, ndërsa autoritetet spanjolle nuk e kishin shfaqur flamurin e Kosovës në ceremoninë e shortit, duke e zëvendësuar atë me logo të FHK-së.

“Ky konfirmim erdhi pas një komunikimi të gjatë të FHK-së me IHF-në dhe Federatën spanjolle. IHF-ja, njëjtë si Federata jonë, ishte kategorike që Kosova të paraqitet e barabartë me vendet tjera, pra që të respektohen të gjitha simbolet tona. Kështu Spanjës nuk iu la rrugëdalje pos të pranojë paraqitjen tonë me të gjitha simbolet”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,…