Kosova me sovranitet post-Westphalian

28 shkurt 2023 | 11:33

Dr. Sc. Salihe Salihu

Marrëveshja Franko-Gjermane për Kosovën dhe Serbinë, e paraqitur me 27.02.2023 në Bruksel, ka nxjerrë në pah edhe modelin e sovranitetit të shteteve dhe ky model i prezantuar dje përkon me qasje të sovranitetit post-Westphaliane. Rrjedhimisht, shihet me detajlisht që sovraniteti post-Westphalian nuk është i ngjashëm me modelin klasik të sovranitetit ashtu siç shumica kanë pritur dhe kanë ëndërruar apo dëshiruar.

Çfarë sovranitetin është përfshirë në Marrëveshje?

Model i ri i sovranitetit post-Westphaliane ka ndryshuar përmbajtjen e koncepti të sovranitet klasik meqë ky model ri i sovranitetit ka kufizuar sovranitetin përmes obligimeve që shtrohen nga rendi ndërkombëtar. Obligimet që janë pjesë e transformimit të modelit të sovranitetit janë qenësore për ekzistimin e çdo shtetit sovran në këtë epokë globale. Transformimi i atributeve të përmbajtjes së konceptit klasik të sovranitetit në konceptin post-Westphalian në mënyrë decidive janë të përcaktuara në çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale që janë specifika të një set të veçantë në Konventat Ndërkombëtare në Rendin Ndërkombëtar Botëror.

Transformimin e këtyre atributeve të konceptit të sovranitet e gjejmë edhe në Marrëveshjen Kosovë-Serbi në të cilën përfshihen 11 pika të cilat paraprihen nga preambula që definon në mënyrë deterministe edhe orientim e qëllimit për ruajtjen e paqes mes të dy palëve, përkatësisht dy shteteve, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Me pikat e Marrëveshjes që tani janë të njohura edhe për opinionin vendor dhe ndërkombëtar është qartësua se çfarë modeli të sovranitetit posedon Kosova. Korniza e marrëveshjes së djeshme ka të përfshirë sovranitet të garantuar ndërkombëtarisht. Në anën tjetër, kufizimi i sovranitetit, që është model post-Westphalian, është në korrespondencë të realitetit dhe me inkorporomi të referencave nga Konventat Ndërkombëtare, duke përfshirë drejtësinë, barazinë, mbrojtjen e konfeksioneve religjioze, të drejtat e minoriteteve, si dhe pavarësinë reciproke mes relacioneve ndërshtetërore.

Për Kosovën dhe Serbinë ky model i sovranitetit hap mundësinë për vazhdimin e procesit të integrimit dhe zgjedhjen e problemeve ekzistuese mes dy vendeve në mbikëqyrje apo monitorim ndërkombëtar. Ky model i sovranitetit post-Westphalian, padyshim që do të përballët me stuhi të vazhdueshme që do të shfaqen në periudhën pas nënshkrimit të kësaj ujdie mes palëve. Të gjitha pikat e Marrëveshjes janë me nivel të lartë të sensivitetit gjatë implementimit dhe nevojitet vërtetë që mbikëqyrja të jetë jashtëzakonisht rigoroze dhe me vigjilencë të lartë analitike, gjatë periudhës kur të procedohet ky dokument.

Problem krucial që në të ardhmen mund të përballet ky dokument i Marrëveshjes është që të mos lejohet devijimi i përmbajtjes gjatë implementimit të tij. Në veçanti, pala kosovare duhet me qenë edhe ma rigoroze gjatë implementimit dhe të mos vetëkënaqet vetëm me nënshkrimin e këtij dokumenti.

Skepticizmi për qëndrueshmërinë e këtij dokumenti të Marrëveshjes duhet ta mposhtim me besim në vetvete dhe në bindjen tonë se e ardhmja jonë është e kushtëzuar me raporte të mira fqinjësore. Serbia duhet të vetëdijesohet njëherë e përgjithmonë se rrugë tjetër nuk ekziston dhe dokumenti i Marrëveshjes është në interes ë dy palëve.

Nëse dy palë kanë vullnet të mirë për tërësinë e implementimit të këtij dokumenti të Marrëveshjes atëherë mund ta konsiderojmë si një busullë e partneritetit paqësor mes dy shteteve që do të ndikonte pozitivisht në rajon dhe në Evropë, duke siguruar paqe të qëndrueshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur…