Kosova me tetë gjimnaste në Kampionatin Ballkanik
05 shtator 2022
| 23:05
Kosova do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Ballkanik të Gjimnastikës, i cili mbahet në Stamboll të Turqisë, raporton “Epoka e re”.
Elena Sefa, Bora Hoti, Jora Gervalla, Vilëza Zeqiri dhe Jarita Bislimi janë gjimnastet e klubit “Elita”, Vlera Gërguri nga Klubi i Gjimnastikës “Fushë Kosova” si dhe nga klubi i gjimnastikës “Vushtrria”, Rea Berisha dhe Sara Pllana janë përzgjedhur nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës, të jenë pjesë e ekipit që do të përfaqësojë Kosovën, për herë të parë në Kampionatin Ballkanik, të gjimnastikës artistike për femra, i cili do të mbahet nga data 16-18 shtator.