“Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së”

17 mars 2025 | 11:52

“Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së”, kështu ka thënë presidentja Vjosa Osmani pas takimit me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, me të cilin diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

“Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuam dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës. Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Prishtinë, në…