
Kosova merr edhe 48 milionë euro kredi për menaxhimin e krizës ekonomike
22 korrik 2020
| 11:54
Qeveria ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent Covid-19 për Kosovën.
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se Ministrja e Financave ka arritur dakordim me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim që kredia të kap vlerën prej 48 milionë eurosh.
“Me qëllim të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia MF-ja ka arritur darkordim me Asociacion Ndërkombëtar. Marrëveshja financiare ka vlerën totale të kredisë 48 milionë euro”.
(A.M / Epoka e re)