Kosova merr kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor
21 dhjetor 2018
| 15:39
Republika e Kosovës do të merr kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor nga 1 janari i vitit 2019.
Kjo është vendosur në takimin e Këshillit të Zyrtarëve të Lartë të Fondit të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur më 19 dhe 20 dhjetor në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, Tiranë.
Fondi i Ballkanit Perëndimor është organizatë ndërkombëtare e themeluar nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të promovuar bashkëpunimin në rajon.
Objektivi kryesor i këtij Fondi është që të fuqizojë bashkëpunimin në mes anëtarëve të vet dhe kohezionin rajonal me projekte të ndryshme me qëllim të avancimit të procesit të integrimeve evropiane.
/Epoka e re/