Kosova merr kryesimin e iniciativës rajonale për migrim, azil dhe refugjatë
Në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës janë mbajtur punimet e nivelit më të lartë vendimmarrës të Iniciativës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI).
Në këtë takim, Bosnja e Hercegovina ia ka dorëzuar Kosovës kryesimin njëvjeçar me këtë iniciativë.
Gjatë fjalimeve të mbajtura nga përfaqësues të vendeve anëtare të MARRI-t, përfshirë këtu edhe Serbinë, nuk ka pasur asnjë kundërshtim.
Në adresimin e tij, ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa, ka konfirmuar qartë rrugën evropiane për të cilën është përcaktuar Kosova, si dhe ka falënderuar kryesuesin e deritanishëm Bosnje-Hercegovinën për organizimin e këtij takimi.
Mustafa në fjalën e tij ka përmendur rëndësinë e projekteve të financuara nga GIZ dhe organizata të tjera.
Pas dorëzimit të kryesimit nga përfaqësuesit e Bosnje-Hercegovinës tek përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, ministri Mustafa ka marrë kryesimin e takimit.
/Epoka e re/