Kosova merr kryesimin e SEECP-it
15 korrik 2019
| 10:53
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, solemnisht ka prezantuar sot marrjen e kryesimit nga ana e Kosovës, në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP.
Republika e Kosovës nga korriku i 2019-s për një vit do ta udhëheqë SEECP-in.
Pacolli në një konferencë për media ka theksuar se prioritet do të jetë mbajtja e të rinjve brenda vendit, promovimi i kulturës dhe i turizmit.