Kosova merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

25 shtator 2019 | 18:51

Për herë të parë në histori, Kosova ka kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Këtë e ka bërë të ditur ministri i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili e ka kryesuar sot këtë konferencë.

“Ky është një hap i madh për Kosovën për të treguar lidership rajonal. Unë sot pata nderin të kryesoj këtë konferencë të rëndësishme. Në takim moren pjesë një numër i madh ministrash të Punëve të Jashtme për të diskutuar bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Është një moment krenarie për Kosovën dhe mua për të udhëhequr për një vit organizatën më të madhe dhe më të rëndësishme politike në rajonin tonë që bashkon Shqipërinë, BiH, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Serbinë, Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë dhe vendin tonë Kosovën”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në “Facebook”.

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 4 people, people sitting and indoorImage may contain: 3 people, people standingImage may contain: 4 people, people smiling, suit

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AKR-PD, Valdrin Lluka, ka nisur…