Kosova merr përkrahje nga ‘Ballisti’

09 tetor 2022 | 17:46

Kombëtarja e Kosovës ka marrë përkrahje nga një tifoz mjaft i veçantë.

Ai është Ismajl Morina, i njohur me nofkën “Ballisti”.

“Ballisti” tha se do ta përkrah Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian

Euro 2024″.

Morina theksoi se do të struket tek bastioni i patriotizmit shqiptar, që quhet Kosovë me kryeqytet Prishtinën.

Tifozi njihet për patriotizimin e tij, ku ishte ideatori i dronit në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri me 14 tetor 2014.

“Përderisa Tirana ta ketë mish e koc me Beogradin dhe Athinën unë do strukem te bastioni i patriozmit shqiptar që quhet Kosovë me kryeqytet Prishtinën” – tha “Ballisti”.

“Dardanët” në kualifikimin për Kampionatin Evropian “Euro 2024” është në grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka blerë 1.5 mln euro energji elektrike…