Kosova merr pjesë në Botërorin e Karatesë në Spanjë
18 tetor 2024
| 13:54
Federata e Karatesë e Kosovës ka njoftuar se Federata Botërore e Karatesë (WKF) ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e ekipit të meshkujve të Kosovës në Kampionatin Botëror të Karatesë për ekipe.
“Federata e Karatesë e Kosovës ka kënaqësinë të u njoftojë që Federata Botërore e Karatesë (WKF) ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e ekipit të meshkujve në Kampionatin Botëror të Karatesë për ekipe. Përveç ekipit të femrave, i cili tashmë është kualifikuar ndër 4 ekipet më të mira në botë, sot kemi pranuar njoftimin zyrtar se ekipi i meshkujve, është përzgjedhur dhe do të marrë pjesë. Federata e Karatesë e Kosovës është jashtëzakonisht krenare dhe entuziaste për këtë lajm dhe për këtë pjesëmarrje historike”, thuhet në njoftimin e FKK-së.