Kosova merr pjesë në Europian Muaythai Championships

13 shkurt 2022 | 22:15

Përfaqësuesit e Kosovës po merr pjesë në Stamboll në garën e Europian Muaythai Championships që po zhvillohet në Turqi e që do të zgjas deri me 20 shkurt.

Pjesë e ekipës së Kosovës janë pesë garues dhe dy trajnerë:  Korab Sinani dhe Valmir Hoti, si dhe kryetari i federatës Shpejtim Ahmetaj.

No description available.

Në këtë kampionat që do të mbahet në Stamboll do të jetë një konkurrencë e madhe ku do të marrin pjesë rreth 50 shtete.

No description available.

Lidhur më këtë kryetari i federatës Shpejtim Ahmetaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se mbetën më shpresën që garuesit nga Kosova do të triumfojnë në këtë kampionat dhe shumë shpejtë do të arrijnë në majat e Muaythai në nivel botëror. “Mbesim me shpresë së përfaqësuesit e Kosovës në MuayThai pas një konkurrencë shumë të madhe do të kthehen në Kosovë me medalje. Unë shpresoj se shumë shpejtë garuesit e  Federatës Muaythai Kosova do të zënë vendet kryesore dhe do t’i kapin majat e botës në muaythai”, u shpreh Ahmetaj.

No description available.

Kurse, garuesit në këtë kampionat janë:

Arben Iberhysaj

Arbos Maliqi

Domenik Nrecaj

Beg Bushati

Erona Shabani 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën…