Kosova merr pjesë në Kampionatin Shqiptar të skive
16 dhjetor 2021
| 15:23
Përfaqësuesja e Kosovës në skijim është duke qëndruar në Itali, ku do të merr pjesë në garën e parë ndërkombëtare të organizuar nga Federata Shqiptare e Skijimit “Kampionati Shqiptar i Skive”, më datat 18-21 dhjetor 2021 në disiplinën e Sllallomit dhe Sllallomit të Madh.
Në këtë garë do të marrin pjesë: Kiana Kryeziu dhe Era Deva marrin pjesë në kategorinë e femrave kurse Albin Tahiri, Arbi Pupovci, Drin Kokaj dhe Dren Spahiu te meshkujt.
Në këtë garë Kiana Kryeziu do të luftojë për të arritur pikët olimpike për pjesëmarrje në lojërat olimpike dimërore “Pekin 2022”.