Kosova merr pjesë në takimin e ministrave të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës nga Rusia

15 qershor 2022 | 11:28

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë udhëtuar sot në Bruksel për të marrë pjesë në takimin mujor të organizuar nga sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd J. Austin III.

Pjesëmarrja e ministrit Mehaj dhe gjenerallejtënant Jasharit, bashkë me shumë ministra e shefa të mbrojtjes të vendeve anëtare e partnere të NATO-s, në grup të nivelit kaq të lartë është tregues i fuqishëm i besimit të ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm të ShBA-së dhe aleatëve të saj në Kosovën, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Sekretari i Mbrojtjes të ShBA-së, Lloyd J. Austin III, e ka ftuar dhe organizuar takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës për të koordinuar ndihmën për mbështetjen e Ukrainës për mbrojtje nga pushtimi i paprovokuar rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kristina Dukhina është një bukuroshe ruse, e cila së fundmi…