Kosova mëson kundërshtaret në kualifikimet për ‘Euro 2022’
16 qershor 2020
| 18:06
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të luajë në një grup të vështirë në kualifikimet për “Euro 2022”.
Shorti për Evropianin e ardhshëm në hendboll është tërhequr të martën pasdite. Kosova ka rënë në grupin e tetë, që nga drejtues të FHK-së është vlerësuar i vështirë. Kosova do të përballet me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Suedia ishte në vazon e parë, Mali i Zi në të dytën, kurse Rumania në vazon e tretë.
Kualifikimi në Evropian mundësohet me renditje në dy vendet e para në grup, por gjasa ka edhe prej pozitës së tretë.