
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Evropianit 2022 në futsall
07 nëntor 2019
| 16:47
Sot në Nion është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022 në futsall, që do të mbahet në Holandë.
Pjesëmarrës në tërheqjen e shortit ishte edhe delegacioni i FFK-së, me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Ilaz Mjaku dhe administratorin e futsallit, Rinor Havolli. Kosova u përfshi në Grupin F, ku do të ketë për kundërshtarë Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Austrinë. Ndeshjet e rrethit të parë kualifikues do të mbahen në Gjeorgji, prej 29 janar deri më 2 shkurt.