Kosova mëson orarin e ndeshjeve të Kampionatit Botëror në eSports

01 tetor 2024 | 13:17

Pasi kemi mësuar kundërshtarët e Grupit A, ku Kosova bën pjesë në këtë sezon të eFIBA, tashmë kemi mësuar dhe orarin e ndeshjeve të fazës parakualifikuese.

Më 8 tetor, fillojmë rrugëtimin tonë në Kampionatin Botëror të eSports Basketboll kundër Zvicrës. Të njëjtën ditë, Kosova do të ndeshet edhe me Greqinë dhe Francën, nënkampionin botëror të sezonit 2. Më 10 Tetor, Kosova zhvillon ndeshjet kundër Britanisë së Madhe, Italisë dhe mbyllim këtë fazë me ndeshjen kundër Suedisë. Ekipi i Kosovës ynë po vazhdon përgatitjet për të pasur paraqitje sa më dinjitoze në pjesëmarrjen e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror eFIBA. Pesë nga shtatë ekipet e grupit, kalojnë në fazën tjetër. Federata e Esports e Kosovës është partner i FBK-së në këtë projekt.

“Për kanalet online se ku mund të ndiqni këto ndeshje, do të ju njoftojmë me kohë”, ka njoftuar FBK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka…