Kosova miraton marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Finlandën dhe Holandën
12 shkurt 2020
| 16:17
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Finlandën dhe Holandën.
Me dy vendime të veçanta, janë miratuar nismat e negocimit të lidhjes së Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Finlandës dhe Marrëveshjes Ndërkombëtare dhe në mes Holandës për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital. Marrëveshjet do të negociohen në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Kosovës dhe të Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare.
Vlerësohet se këto marrëveshje do të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të jenë stimuluese për investimin e kapitali të huaj në vendin tonë.