Kosova me misione diplomatike në Katar, Poloni e Portugali
18 maj 2018
| 18:30
Presidenti Hashim Thaçi ka nënshkruar të premten dekretet për themelimin e misioneve diplomatike të Kosovës në nivel të ambasadave në shtetin e Katarit, në Republikën e Polonisë dhe në Republikën e Portugalisë.
Presidenti i Kosovës, dekretet për themelimin e këtyre tre misioneve diplomatike i ka nënshkruar në mbështetje të neneve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Jashtme.
Themelimi i misioneve diplomatike të Kosovës në shtetin e Katarit, Republikën e Polonisë dhe në Republikën e Portugalisë është në shërbim të forcimit të marrëdhënieve tona shtetërore dhe diplomatike.