Kosova, ‘mollë sherri’ në Kuvendin e Shqipërisë

05 tetor 2023 | 12:25

Konferenca e kryetarëve ka vendosur që interpelancat e kërkuara dhe rezolutat e propozuara për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës do të trajtohen në një seancë të dedikuar në 12 tetor, ka thënë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Por, opozita ka kundërshtuar këtë vendim dhe kërkon që çështja e Kosovës të futet në Kuvend.

Deputetët demokratë i kanë përqendruar kritikat e tyre te një intervistë e kryeministrit Edi Rama për “The Financial Times”, që sipas tyre, kreu i qeverisë “e cilësoi veriun e Kosovës, tokë të askujt”.

Deputeti Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk pranoi që ta lironte atë, duke vijuar të fliste edhe me mikrofon fikur, kurse Lulzim Basha nga ana tjetër vijonte replikën nga vendi i vetë. Menjëherë garda ka rrethuar foltoren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati serb, Goran Petronijeviq, i cili po e mbron terroristin…