“Kosova mos të bëhet pjesë e minishengenit ballkanik”

28 tetor 2020 | 11:50

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka reaguar ndaj gatishmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për të u bërë pjesë e minishengentit ballkanik, raporton “Epoka e re”.

Në reagimin e tyre për medie, LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, ka theksuar se Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e iniciativës së minishengenti ballkanik.

Sipas tyre, kjo është ide serbo-madhe dhe ide e kamotshëm serbe e cila ka për qëllim rithemelimin e Jugosllavisë së re dhe shtrirjen e ndikimit në tokat shqiptare.

“Ëndrra serbe për dalje në Detin Adriatik është ide qindra vjeçare, e cila është e mishëruar me mision e politikes, kishës dhe Akademisë se Shkencave të Serbisë. Andaj, Kosova nuk duhet të i harroj planet serbe për Kosovën dhe Shqipërinë të cilat ishin të ndërtuara në Akademinë e Shkencave të Serbisë, të cilat kanë marrë bekimin e Kishës vrastare ortodokse serbe dhe janë menduar që të implementohen nga politika zyrtare e Beogradit. Ne, shprehim shqetësimin tonë për gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të u bere pjese e kësaj iniciative, dhe konsiderojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të refuzoi çdo ftese për këtë iniciativë”, është thënë në reagimin e kësaj lidhje.

Sipas LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, në këtë rast Kosova duhet të dëshmoj pjekurin e saj institucionale. “Ne, i rikujtojmë Kryeministrit Hoti, se ai ishte kudër kësaj iniciative dhe si të tille ai ende duhet ta mbaje qëndrimin e tije kundër kësaj iniciative dhe assesi dhe me asnjë çmim mos të pranoj që Kosova të behet pjese e minishengenit ballkanik (Jugosllavisë së re). Kosova, duhet të dëshmoj pjekurin e saj institucionale dhe përkushtimin e saj për integrime në struktura euro-atlantike, pra në Bashkimin Evropian dhe Aleancën e NATO-së. Çdo tentim për të kamufluar minishengenin ballkanik (Jugosllavinë e re) si një iniciative si parapërgatitje për integrime në BE dhe NATO, është e gabueshme, e papranueshme dhe tepër e dëmshme për Kosovën ne veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi”, është thënë në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një 24-vjeçar pasi tentoi…