Kosova mposht Armeninë në ‘FIBA 3×3 Europe Cup’
09 qershor 2024
| 14:17
Kosova ka shënuar fitoren e parë në “FIBA 3×3 Europe Cup”, ku për herë të parë po zhvillohet në vendin tonë.
Dardanët triumfuan ndaj Armenisë me rezultat 21:12.
Atik Koshi shënoi dhjetë pikë te Dardanët, Ardit Pepaj shtoi pesë, Kujtim Ujkani dhe Burim Zekiqi nga tri.
Kosova te meshkujt e mbylli Grupin B me një fitore e tri humbje.
Nga ora 16:00 do të zhvillohet faza çerekfinale, gjysmëfinale dhe ajo finale, në të dyja konkurrencat.