Kosova mposhtet në ndeshjen e parë
07 nëntor 2024
| 11:10
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt) e ka humbur ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2026”.
Të mërkurën mbrëma në Torshavn, në atmosferë të bukur sportive, Kosova pësoi 32:21 nga Ishujt Faroe.
Deri në minutën e 25-të ndeshja ishte e barabartë. Më pas vendasit nisën shkëputjen, ndërsa në pjesën e dytë mbajtën vazhdimisht epërsi bindëse.
Më efikasët te Kosova ishin Valon Dedaj e Drilon Tahirukaj me nga katër gola. Nga tri i kishin Egzon Gjuka e Drenit Tahirukaj. Haris Berisha i kishte dhjetë pritje.
Të enjten Kombëtarja udhëton për në Prishtinë. Të premten e të shtunën vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Holandës, që zhvillohet të dielën nga ora 17:15 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.