
Kosova mposhtet nga Çekia, Shqipëria fitoi ndaj Andorrës
Kosova U-21 është mposhtur 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrria” nga Çekia U-21 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023.
Derisa Shqipëria luajti në të njëjtën kohë me Andorrën U-21 dhe fitoi 2-0.
Në stadiumin ”Fadil Vokrri” të enjten është zhvilluar ndeshja mes Kosovës U21 dhe Çekisë U21 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2023.
Mysafirët arritën të fitojnë falë golit të Adam Gabriel në minutën e 38-të.
Dardanët u munduan të rikthejnë gjërat në favor, por ishte e pamundur kundër Çekisë shumë mirë të organizuar, duke pësuar kështu humbjen e dytë në tri ndeshjet e para në Grupin G.
Shqipërisë U21 2-0 Andorra U21
Në Grupin G u zhvillua edhe ndeshja tjetër në mes të Shqipërisë U21 dhe Andorrës U21 në ”Elbasan Arena”.
”Kuqezinjtë” arritën të fitojnë 2-0 në shtëpi me golat e Ernest Muçi.
Talenti shqiptar shënoi në minutat 36-të dhe në fund 90’.
<span;>Kjo ishte fitorja e dytë e Shqipërisë në Grupin G pas tri ndeshjeve dhe renditet në vendin e tretë me gjashtë pikë.