Kosova mposhtet nga Danimarka, nuk kualifikohet për Eurobasket 2025
05 gusht 2023
| 23:06
Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur në basketboll nga ajo e Danimarkës me rezultat 63:88 dhe rrjedhimisht e ka humbur mundësinë që të kualifikohet për Eurobasket 2025.
Për t’u kualifikuar, Dardanët do të duhej të fitonim me 7 pikë ose më shumë epërsi.
Ky ishte Rrethi i Tretë Parakualifikues, ku në grup ishte edhe Zvicra, që pësoi katër humbje. Danezët tani kanë katër fitore, kurse Dardanët dy fitore dhe dy humbje.
Danimarka fitoi ndeshjen e parë ndaj Kosovës me rezultat 82:75.
Ndeshja Kosovë-Danimarkë u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku e pranishme ishte edhe presidentja Vjosa Osmani për t’i mbështetur Dardanët.