Kosova mposhtet nga Irlanda e Veriut

24 shtator 2022 | 19:58

Kosova është mposhtur në udhëtim nga Irlanda e Veriut.

“Dardanët” humbën me përmbysje 2:1 në xhiron e parafundit të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me Kosovën që dominoi ndeshjen dhe pati rastet më të mira shënimi.

Ishte minuta e 58-të, kur Vedat Muriqi shënoi një gol të bukur nga distanca.

Më pas, Irlanda e Veriut mori iniciativën dhe disa herë iu afrua golit.

Barazimi erdhi në minutën e 82-të, kur realizoi Whyte.

Krejt në minutat shtesë, vendasit shënuan për fitoren e parë.

Me këtë humbje, Kosova mbetet e dyta me gjashtë pikë.

Në anën tjetër, Irlanda e Veriut tani ka pesë pikë në vendin e tretë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irlanda e Veriut ka barazuar rezultatin ndaj Kosovës në 1-1.…