
Kosova mposhtet nga Mali i Zi
28 prill 2021
| 22:52
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka humbur ndeshjen kualifikuese për “Euro 2022”. Të mërkurën mbrëma në Prishtinë, Kosova u mposht nga Mali i Zi me rezultatin 27:22.
Përkundër humbjes, djemtë tanë shfaqën ndeshje të madhe. Ishte një përballje titanësh me luftë të pakompromis deri në minutat e fundit.
Djemtë tanë kanë shfaqur vlera ndaj malazezëve që paraqiten në nivele të larta evropiane. Përfaqësuesja ka dëshmuar se tashmë është e konsoliduar, ndërsa kualifikimi në ndonjë ngjarje të madhe është çështje kohe.