Kosova mposhti Bullgarinë
26 korrik 2018
| 17:21
Kombëtarja e Kosovës U20 në hendboll fitoi bindshëm me rezultat të lartë ndaj Bullgarisë 43:23(20:14).
Gjatë ditës para ndeshjes delegacionin e FHK-së e priti ne Ambasadën e Republikës së Kosovës, ambasadori Skënder Durmishi, i cili ishte prezentë edhe në ballafaqimin me Bullgarinë ne Palestrën Sportive “Verde Sport Complex”. Pas ndeshjes bashkërisht u festua fitorja e cila iu siguron djelmoshave të Kosovës luftën për vendin e 5-të.