Kosova mposhti Izraelin në eliminatoret për ‘Euro 2020’
10 prill 2019
| 22:43
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore historike ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve të rregullta për “Evropianin 2020”.
Kosovarët fituan 27:24, në ndeshjen e fazës së dytë të grupit A kualifikues për Euro 2020.
Valon Dedaj ishte më i dalluari me 10 gola.
Në grupin e Kosovës janë edhe Gjermania e Polonia, të cilat kanë nga gjashtë pikë, ndërsa Kosova dy, po aq sa ka edhe Izraeli.