Kosova mposhti Moldavinë, mbetet në Ligën C
18 nëntor 2020
| 22:44
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mposhtur Moldavinë (1-0), sonte në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në këtë mënyrë “dardanët” kanë përfunduar në pozitën e tretë në Grupin 3 të Ligës C dhe evituar barazhin.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Lirim Kastrati në minutën e 31-të, kurse në pesë minutat e fundit “dardanët” luajtën me një lojtar me pak, pasi Ibrahim Dresheviq u përjashtua me karton të kuq. Kosova fitoi pas plotë dhjetë ndeshjeve, derisa këtë cikël e përfundoi me pesë pikë të grumbulluara.
(Epoka e re)