Kosova mposhti Shqipërinë në ragbi
15 janar 2024
| 12:01
Kukësi ishte qyteti që bëri bashkë për një garë miqësore në ragbi dy përfaqësueset, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, që u ndeshën në kuadër të “Kupës së Skenderbeut”. Një ndeshje shumë e bukur ku fitues dolën Kosova.
Kjo ngjarje miqësore sportive forcon bashkëpunimin mes dy vendeve dhe promovon ragbin edhe më tej, në Kosovë dhe në Shqipëri.
Ndeshjen e ndoqën nga afër, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në Shqipëri, Bora Muzhaqi, zëvendësministrja e Sportit në Kosovë, Daulina Osmani si dhe drejtuesit e pushtetit lokal në Kukës.