Kosova mund ta pengojë anëtarësimin e Serbisë në BE, thotë ish-kryediplomati austriak
Ish-ministri i Jashtëm i Austrisë, Carl Bildt, ka thënë se pret që dialogu për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të jetë i vështirë, marrë parasysh qëndrimet diametralisht të kundërta të të dy palëve.
Në një shkrim autorial për portalin e Këshillit të Europës, ai nënvizon pozicionin refuzues të Serbisë për të njohur mëvetësinë e Kosovës, dhe atë të palës kosovare që nuk lëvizë nga kjo kërkesë, si pengesë për lëvizjen përpara drejt integrimeve europiane.
Sipas Bildt, rol në këto zhvillime luan edhe mosuniteti i Bashkimit Europian, përkatësisht fakti që pesë shtete të këtij unioni nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, si edhe mbështetja e vazhdueshme që Rusia i ka dhënë Serbisë.
Argumentin e përmbyll duke theksuar se megjithëse Serbia është kandidati më serioz për pranin në Union, Kroacia dhe Kosova mund ta pengojë këtë proces, përmes zhagitjes së bisedimeve për kufirin në Danub, përkatësisht për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale.