Kosova mund të anëtarësohet sivjet në Interpol
Kryesuesi i grupit punues për anëtarësim e Kosovës në Interpol nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Veton Elshani, ka thënë të mërkurën se vendi ynë ka gjasa që gjatë këtij viti të anëtarësohet në Interpol.
Ai gjatë tryezës së organizuar nga Instituti i Prishtinës për studime Politike (PIPS) lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Interpol, ka thënë se anëtarësimi në Interpol nuk është jo vetëm në të vendit tonë, por edhe të rajonit.
Ndërsa, Leonora Kryeziu nga PIPS-i ka thënë se anëtarësimi në Interpol do të ofronte një mundësi më të mirë për ngritjen e sigurisë në Kosovë dhe njëherësh kjo do të mundësojë forcimin e shtetit në fushën ndërkombëtare.
Më tutje, Glauk Konjufca, anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë se përpjekja e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës ka qenë në vitin 2014, ku sipas tij është thënë se perspektiva e Kosovës për anëtarësimin është shumë pesimiste derisa të mos përfundojë puna e Gjykatës Speciale.
/Epoka e re/