Kosova mund të përfitojë nga Iowa
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po qëndron për vizitë në SHBA, konkretisht ka vizituar shtetin e Iowa-s.
Ministri Pacolli ka takuar Sekretarin e Bujqësisë, Bill Northey në shtetin e Iowa-s, me ç’rast është shprehur se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja e shtetit të Iowa-s në zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, shtoi se bashkëpunimi me këtë shtet do të vazhdojë.
“Kosova vërtetë mund të përfitojë shumë nga përvoja e shtetit të Iowa-s në zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë. Iowa është shteti më i njohur dhe me produktivitetin më të lartë në sektorin e bujqësisë në ShBA. I diskutuam modalitetet e rritjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, me mikun tonë, Sekretarin e Bujqësisë, Bill Northey. Presim rezultate dhe investime konkrete, që do të jenë në interes të dy vendeve dhe qytetarëve tanë. Më gëzoi fakti se, miku ynë Northey do të marrë së shpejti një pozitë shumë të lartë në Departamentin e Bujqësisë në nivelin qëndrorë dhe pres që kjo mbështetje të vazhdojë”, ka shkruar Pacolli.