Kosova mund të pranohet në KiE me procedurë urgjente

21 mars 2024 | 08:25

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë me mandat teknik, Ivica Daçiq, në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), tha se pret që të caktohet seanca e komisionit për politikë të Asamblesë Parlamentare dhe se “aty, me gjasë, do të miratohet një rekomandim pozitiv për anëtarësim”.

“Pas kësaj, në prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ndoshta do t’i bëjë një rekomandim Këshillit të Ministrave. Mund të pritet që Kosova të pranohet urgjentisht në Këshillin e Evropës”, ​​tha Daçiqi, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Ai, po ashtu, tha se ende nuk dihet nëse me kërkesë të Rusisë më 25 mars do të mbahet një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori amerikan Daniel Serwer ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit…