Kosova mund t’i marrë nesër 2/3 e votave për ta bërë edhe një hap drejt anëtarësimit në KiE
Gazetari i REL (edicioni në gjuhën angleze), Rikard Jozwiak ka analizuar se si Kosova mund t’i marrë nesër shumicën e votave në Asamblenë e Përgjithshme me 306 anëtarë, ku do të debatohet dhe më pas votohet për një hap tjetër drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Këshilli i Evropës ka 46 shtetet anëtare, 12 prej tyre nuk e njohin Kosovën, por pritet që Kosova t’i marrë edhe votat e deputetëve nga vendet që se njohin.
“Është e mundur që shumica prej 2/3 të arrihet. Aktualisht 12 nga 46 vende anëtare nuk e njohin Kosovës si të pavarur – që janë më pak se pakica që mund të bllokojë. Kjo i përfshin vendet si Serbia, Bosnja; dhe pesë mosnjohëset në BE, Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja; sikurse edhe Armenia, Azerbejxhani, Gjeorgjia dhe Moldavia. Ukraina po ashtu se njeh pavarësinë e Kosovës, më së shumti nga frika se Rusa mund ta përdorë këtë si pretekst për t’I njohur më shumë ndërkombëtarisht territoret e Ukrainës që aktualisht janë të okupuara”, shkruan ai.
Tutje, REL thotë se përfaqësuesit e vendeve (depuetët në APKiE), mund të mos votojnë sipas qëndrimeve politike të kryeqyteteve të tyre ndaj Kosovës.
“Për shembull përfaqësuesit e Ukrainës do të kenë një “votë të lirë” dhe mund të ndodhë që edhe vendet tjera t’i ndjekin”
Jozwiak pret që deputetet e APKiE nga partia në pushtet Fidesz me gjasë do të vootjnë kundër mocionit pavarësisht njohjes së shtetësisë së Kosovës nga Hungaria – që përbën një refleksion të lidhjeve në rritje të Budapestit me Beogradin.
Po ashtu do të ketë edhe disa përfaqësues që do abstenojnë, që do të shkojë në favor të Prishtinës.
“Është signifikante se autorja e raportit, Dora Bakoyannis është ish-ministrja e jashtme e Greqisë dhe motra e Kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis. Nuk është e pamundur që, pavarësisht qëndrimit mosnjohës të Greqisë për mosnjohjen e Kosovës, delegacioni grek do të mbështes anëtarësimin e Prishtinës” analizon Jozwiak.
Nëse nesër ka një votim pozitiv për Kosovën në Asamble, çështja e anëtarësimit do të kalojë në nivel të ministrave më 16 maj, në një takim që pritet të mbahet në Reykjavik të Islandës.