Kosova mundësi e mirë për bizneset austriake për të investuar

06 mars 2018 | 16:49

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur të martën në takim një delegacion të Odës Ekonomike Federale e Austrisë, i kryesuar nga Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler.

Me këtë rast ministri Hamza vlerësoj lartë vizitën e delegacionit nga Oda Ekonomike Federale e Austrisë, ku tha se kjo vizitë tregon qartë mbështetjen e  shtetit të Austrisë për angazhimin e  zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për interesimin e bizneseve austriake për të investuar në Kosovë.

Ministri Hamza gjithashtu i njoftoi Ambasadorin Gernot Pfandler, dhe përfaqësuesit e Oda Ekonomike Federale e Austrisë për mundësitë që i ofron Kosova për investimet e jashtme, dhe gjithashtu hapat që janë ndërmarrë deri më tani për përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë, si dhe reformat që pritet të merren në të ardhmen në këtë drejtim.

Ndërsa, ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, shprehi gatishmërinë e shtetit të Austrisë për të vazhduar bashkëpunimin bilateral me Kosovën, si dhe në të njëjtën kohë shprehi gatishmërinë e bizneseve të vendit të tij të shohin Kosovën si një vend me potencial për të investuar kapitalin e tyre.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Pep Guardiola, ka thënë se nuk duhet të krahasohet…