“Kosova mundet ma mirë”, Driton Lajçi dhe kandidatët për deputetë të PDK-së takojnë bashkatdhetarët në Fushë-Kosovë
Ish-lideri i Lëvizjes Studentore të vitit 1997, Driton Lajçi i cili është kandidat për deputet që mban nurmin 97 në listën e Partisë Demokratike (PDK) për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt, ka treguar se sonte kanë qëndruar në Fushë Kosovë.
Lajçi përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se me disa kolegë të partisë kanë takuar disa bashkatdhetar.
“Biseduam për Kartonin e gjelbër, mundësit e investimeve në Kosovë dhe plane konkrete që do të lehtësojn vajtje ardhjen e bashkatdhetareve tanë. Si dhe për planin ekonomik të PDK-sē, tē Kryeministrit Bedri Hamza. Kosova mundet ma mirë”.
Të dashur miq,
Në Fushë Kosovë me kolegë deputet dhe kandidat për deputet takuam bashkatdhetar. Të lumtur që vizitojnë familjet e tyre, mirëpo të shqetësuar për gjëndjen jo te mirë në arsim, shëndetësi, ekonomi & drejtesi, që po përballet Kosova. Biseduam për Kartonin e gjelber, mundesit e investimeve në Kosovë dhe plane konkrete që do të lehtësojn vajtje ardhjen e bashkatdhetareve tanë. Si dhe për planin ekonomik të PDK-sē, tē Kryeministrit Bedri Hamza. Kosova mundet ma mirë.