“Kosova mundet ma mirë”, PDK nesër e hap fushatën në Sallën “1 Tetori”
10 janar 2025
| 20:49
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në njoftimin e bërë për media, thuhet se PDK-ja do të prezantojë edhe listën e kandidatëve për deputetë.
Kjo ngjarje do të zhvillohet në Sallën “1 Tetori”, në Prishtinë dhe fillon në orën 16:30.