Kosova mundet sërish nga Franca në fustal

05 shkurt 2025 | 10:34

Kosova ka pësuar humbje nga Franca 9:4 sot në kualifikimet për EURO 2026.

Trekolorët triumfuan me pesë gola epërsi, teksa pjesa e parë kishte përfunduar 6:3.

Kështu, francezët siguruan fitoren e katërt në katër përballjet e fundit, ndërkaq Kosova pësoi humbjen e dytë nga ta, pas asaj të premten e kaluar, 0:5.

Dardanët mbeten të tretët në grupin 10 me tri pikë, tri më pak se Gjeorgjia në të dytin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektin…