Kosova ndalon 12 volejbollistë serbë në kufi
25 nëntor 2018
| 19:15
Volejbollistët e ekipit O.K. Kosovska Mitrovica nga Loznica, janë ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës. Ata sot do të luanin ndeshjen e raundit të 10 të Ligës së Parë të Volejbollit të Serbisë, në qytetin e Mitrovicës.
Trajneri dhe lojtari i ekipit O.K. Kosovska, Nikola Radomirović, ka dekalruar për “Radio Contact Plus”, se rreth orës 12 lojtarët nga Loznica janë ndalur në pikën kufitare në Jarinjë dhe se ata nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë.
“Këtu në pikën kufitare ka një problem me të gjitha ekipet sportive nga Serbia që vijnë këtu të luajnë”, u shpreh Radomiroviq.