Kosova nderon heroin e kombit Astrit Sulin
I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë se Kuçovës, Selfo Kapllani, zevendesprefekti i Prefekturës së Kuçovës, deputet të Kuvendit të Kosovës, veteranë të UÇK-së, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varri dhe shtatorja e heroit të kombit, Astrit Suli, në 20-vjetorit e rënies së tij në një betejë të ashpër që formacionet e UÇK-së me forcat okupatore serbe, kishin zhvilluar në Operacionin “Shigjeta” në Gorozhup e Pashtrik të Hasit.
Astrit Suli ishte vetëm 23 vjeç kur braktisi punën në emigracion (Greqi) per t’iu bashkuar luftës çlirimtare të Kosovës. Gjatë kësaj ceremonie përkujtimore për dëshmorin e kombit përfaqësuesit nga Kosova kanë vizituar edhe familjarët e tij në Kuçovë, të cilët ndiehen krenar dhe të vlerësuar për sakrificën e të birit të tyre, Astrit Suli, dhe sa herë vijnë vizitorë nga të gjitha trojet shqiptare për ta nderuar dhe kujtuar veprën dhe heroizmin e birit të tyre, që tashmë ka hyrë në panteonin e heronjëve të kombit shqiptar.
Ambasadori Ukshini në fjalën e tij vuri në dukje sakrificen e Atsritit nga Kuçova dhe e bashhkëluftëtarëve të tjerë nga Shqipëria që është dëshmia më sinjikative se liria dhe pavarësia e Kosovës ishte projekt dhe kontribut i gjithë shqiptarëve, ishte vazhdimësi e përpjekjeve tona kombëtare që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Akti heroik i Astritit përmban vlera edhe më të mëdha se trimëria e tij, përmban idealin e përjetshëm të dashurisë dhe lirisë së Kombit të tij. Dhe ishte pikërisht lufta e madhe e Kosovës që përshpejtoi intervenimit ushtarak të NATO-s nën drejtimin e e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova do t’i jetë mirënjohës përjetësisht për këtë rol dhe kontribut shqiptarëve të Shqipërisë, Diasporës, si dhe të aleatëve tanë strategjik perëndimorë për lirinë dhe pavarësinë tonë, ndër tjera ka thënë Ukshini. ?????