Kosova në betejë me Serbinë për Interpol

19 qershor 2019 | 23:53

Arritja e qëllimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Policore Interpol, do të jetë një sfidë mjaft e vështirë për vendin dhe institucionet e tij, vlerësojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe njohës të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kosova ka parashtruar sërish kërkesën për anëtarësim në Interpol, më 31 janar të këtij viti dhe siç patën konfirmuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kjo kërkesë është pranuar nga Interpol-i.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, thotë se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Interpol nuk është vetëm çështje politike, por më shumë teknike, e cila ndërlidhet me standardet që i kërkon Bashkimi Evropian, në raport me luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Po, sigurisht që do të jetë sfiduese në qoftë se Serbia vazhdon me të njëjtin ritëm sikur herën e kaluar. Bashkimi Evropian dhe strukturat përkatëse do të duhej të bënin presionin e nevojshëm ndaj Serbisë që të mos krijojë pengesa sikurse herën e kaluar. Në anën tjetër, ne jemi duke i vazhduar me procedurat standarde teknike, sepse në thelb kjo është çështje teknike, është çështje e një institucioni që ka të bëjë me sigurinë dhe sot, në rrethanat që jetojmë, siguria e një shteti nuk është vetëm e atij shteti, por është edhe siguri për rajonin dhe më gjerë”, tha Berisha.

Njohësit e zhvillimeve në vend, vlerësojnë se i gjithë procesi për anëtarësim të Kosovës në Interpol, do të jetë sfidë e madhe.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/kosova-interpol-/30008761.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në tavolinën…