Kosova në epërsi ndaj Qipros
15 tetor 2024
| 21:19
Kosova ka kaluar në avantazh ndaj Qipros në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në minutën e 30-të, kapiteni Amir Rrahmani nisi aksionim dhe e përfundoi me gol.
Aktualisht, Kosova ndodhet në vendin e dytë të grupit 2 në Ligën C të Kombeve me gjashtë pikë, tri më pak se Rumania që mban vendin e parë.
Në anën tjetër, Qipro radhitet i treti me tri pikë të marra nga fitorja e vetme, ajo ndaj Lituanisë.