Kosova në gjysmëfinale

22 korrik 2021 | 21:09

Kosova A (femrat) ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Luksemburgu ka mundur Qipron 90:60, duke bërë që basketbollistet e Kosovës të sigurojnë vendin e dytë në grup. Luksemburgu është në vendin e parë me katër pikë, Kosova e dyta me tri pikë dhe Qipro e fundit me dy pikë.

Në gjysmëfinale do të përballen me Irlandën të shtunën. Kjo është hera e parë që Kosova A po luan në gara ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U20 meshkujt ka pësuar humbje nga Sllovakia U20 81:84…