Kosova në grup me Francën, Kroacinë dhe Finlandën

20 mars 2025 | 21:39

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave ka mësuar të enjten mbrëma kundërshtarët e fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Në shortin e tërhequr në Cluj Napoca të Rumanisë është përcaktuar që Kombëtarja jonë të jetë në Grupin 1 së bashku me Francën, Kroacinë dhe Finlandën.

Grupi është shumë sfidues, ndërsa synim i Kombëtares sonë do të jetë kualifikimi në Evropianin e vitit të ardhshëm që mbahet në Poloni, Rumani, Çeki, Sllovaki dhe Turqi. Evropiani mbahet prej 3 deri më 20 dhjetor 2026.

Franca është kombëtarja më e fortë në short. Kroacia në short ishte e dyta në vazon e dytë, ndërsa Finlanda e dyta në vazon e katërt.

Pos pesë vendeve nikoqire direkt në Evropian kualifikohen edhe tri Kombëtaret më të suksesshme nga kampionati i kaluar kontinental, Norvegjia, Danimarka dhe Hungaria.

Në fazën e dytë kualifikuese janë gjithsej 24 ekipe kombëtare. Do të garohet në gjashtë grupe me nga katër kombëtare. Dy ndeshjet e para janë prej 15 deri më 19 tetor të këtij viti. Xhiroja e tretë dhe e katërt janë në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa dy xhirot e fundit në prill 2026.

Dy të parët e secilit grup kualifikohen në Euro 2026. Biletën e sigurojnë edhe katër prej gjashtë kombëtareve më të mira të pozitës së tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe…