Kosova në grup me Shqipërinë dhe Anglinë

11 dhjetor 2018 | 11:57

Është hedhur sot shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian Under-21 dhe për herë të parë në histori do të jetë një derbi zyrtar, sepse përballen Shqipëria dhe Kosovën.

Në grupin e tretë përveç Shqipërisë dhe Kosovës në grup e tretë është edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andorra.

Në kualifikueset e fundit Kosova ka shkëlqyer, pasi grumbulloi 12 pikë në 10 ndeshje, duke qenë vetëm 3 pikë larg vendit të dytë. Ndërsa Shqipëria nuk pati përformancë aq të mirë duke grumbulluar vetëm 7 pikë nga 30 të mundshme dhe duke shënuar vetëm 9 gola.

Kualifikueset e Evropianit do të nisin më 18-20 mars, kurse në bazë të rregullores, kombëtarja që fiton grupin kualifikohet automatikisht për në fazën finale. 8 skuadrat e vendeve të dyta që kanë më shumë pikë në grup duke përjashtuar përballjet me vendet e gjashta, do të ndeshen mes tyre për të përcaktuar edhe 4 kombëtare që shkojnë në fazën finale. Hungaria dhe Sllovenia, si vende organizatore, kualifikohen për në fazën finale pa marrë pjesë në kualifikuese.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra studentë nga e gjithë Shqipëria po protestojnë në ditën…